Një ngjarje historike do të zhvillohet nesër, kur Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do të njohin nesër zyrtarisht shtetin e Palestinës.
Lajmi është bërë i ditur në një konferencë shtypi në Bruksel, nga zëvendëskryeministri irlandez Micheal Martin, përpara një takimi midis ministrave të jashtëm të BE-së dhe liderëve arabë të Lindjes së Mesme.
“Ne patëm një takim të shkëlqyer mbrëmë, me mbi 40 partnerë evropianë, arabë dhe të tjerë, duke diskutuar pikërisht këtë pikë. U fokusuam në ndërtimin e bashkëpunimit ndër-rajonal, duke përfshirë parimet që qëndrojnë në themel të Vizionit Arab të Paqes. Ne ramë dakord për nevojën për një fund të luftës brutale në Gaza dhe hapa të qartë drejt krijimit të një shteti palestinez”, shtoi Martin./living