Këngëtari i mirënjohur shqiptar Alban Skënderaj ishte i ftuar në podkast me Alketa Vejsiun ku ka folur për jetën, karrierën dhe projekte të tij. Por, përveç këtyre Albani ka ndarë me ndjekësit edhe një anë të brendshme të tij, që publiku shpesh është mësuar ta dëgjojë përmes këngëve të tij.
I pyetur nga moderatorja, se nëse do të kishte një letër të bardhë dhe një laps, si do ta pikturonte gjendjen e vetë emocionale, Albani shprehet:”Unë jam tek një liqen i vogël. Pse?! Sepse liqeni nuk është pa fund, siç është dhe jeta ime dhe mua më pëlqen të rrij modest, të mos shikoj pafundësinë, por të shikoj qetësinë e atij liqeni. Dhe të shikoj kur reflektohen të gjitha gjërat që rrethojë liqenin, që janë pemët, që janë yjet, që është qielli dhe ato dritëhijet, sfumaturat e saj. Dhe është një vend ku ka gjetur paqe, por i vetëdijshëm që rrethohet nga pafundësia”.