
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është përballur me Vincenzo De Luca presidentin e rajonit Campania, i cili para disa muajsh u shpreh për të se ishte një idiote.
Kryeministrja nuk ja ka lënë pa përmendur atij këtë deklaratë ditën e djeshme gjatë takimit të tyre, edhe pse kanë shtrënguar duart me njeri- tjetrin. “President De Luca, unë jam ajo trapja (stronza) Meloni. Si jeni?”. Mes tyre ka pasur dhe një shtrëngim duarsh, ndërsa De Luca iu përgjigj, mes dhjetra të pranishmëve: “Mirë. Mirë se erdhe”.
Kjo ishte hera e parë që ata të dy takoheshin pasi në muajin shkurt De Luca, që i përket Partisë Demokratike, e quajti kryeministren italiane “trape” teksa fliste me disa gazetarë. Deklarata u bë në Romë kur ai po fliste për çështjen e autonomisë lokale dhe zhbllokimin e disa fondeve nga qeverisja qëndrore.
Në atë kohë Meloni i dërgoi një mesazh duke u shprehur se De Luca “duhet të punojë në vend që të protestojë”. Nga ai moment, mes të dyve nuk munguan as shigjetimet në distancë derisa u panë ballë për ballë, dhe Meloni vendosi që të rikujtonte fjalët që ai kishte hedhur në drejtimin e saj.