Është bërë e zakonshme që pas ndarjeve, personazhet publik, të dërgojnë sinjale te njëri tjetri përmes projekteve të tyre muzikore. Duke mos bërë reagime të qarta publike, edhe Bes Kallaku ka zgjedhur që, njëfarësoj, të japi disa mesazhe që duket sikur i drejtohen ish bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezajt.
Së fundi, Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren shkodrane Eli Malaj.
Përmes një postimi në Instagram ai thekson se ky tekst është tekst shpirti:
Nga mosmirenjohja, une ta ktheva shpinen, a do mbash mekatin-a do bash viktimen…”, thuhet mes të tjerash në tekstin e këngës.
Ngjarjet e fundit mes ish çiftit të bëjnë të mendosh se i kanë shpotitë për njëri tjetrin, edhe Besi edhe Xhensila, por asgjë konkrete nuk kanë thënë deri sot./Living