Lista paraprake e të gjithë lojtarëve shqiptarë që do të luajnë në Kampionatin Europian në “Gjermani 2024” është publikuar ditën e djeshme nga trajneri i kombëtares shqiptare Sylvihno.
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni; Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla; Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani; Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.
“Është përgjegjësi e trajnerit të zgjedhë lojtarët, për fat të keq unë nuk mund t’i marr me vete të gjithë. Kërkova të bëj më të mirën dhe i kam dedikuar të gjitha përpjekjet e mia për të bërë më të irën për këtë skuadër. Ne shkojmë në Gjermani për të luajtur për 3 milionë shqiptarë të cilët jetojnë këtu dhe më shumë se 10 milionë të cilët jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë” deklaroi trajneri Sylvihno.