Ligji për taksën e rivlerësimit të të gjitha pasurive të paluajtshme në Shqipëri, pritet të ndryshojë.
Shumë shpejtë tarifa 15% që qytetarët detyrohen të paguajnë për rivlerësimin e pronës së tyre do të ulet në 3%, një taksë e cila ka qenë e zbatueshme për rreth dy vite në periudhën e pandemisë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ekspertja e pasurive të paluajtshme Armelida Shtiza, gjatë një interviste në Vizion Plus në emisionin e mëngjesit “7 pa 5”.
“Tatim –fitimi që është 15 % i vlerës së referencës së shtruar i një transaksioni kur kryhet pranë kadastrave të shtetit shqiptar, për çdo lloj objekti, si për apartamentet e thjeshta ashtu dhe për vilat, trojet, bizneset. Rivlerësimi ka filluar në 2011 me 1%, pastaj kaloi me 2% dhe pastaj me 3% që ishte për pandemi dhe zgjati gati 2 vite. Projektligji që është akoma pa u shqyrtuar nga komisioni i ligjeve pranë kuvendit popullor, sepse faza është që miraton komisioni i ligjeve dhe pastaj miratohet nga kuvendi dhe më pas del në fletoren zyrtare, që më pas aplikohet nga të gjithë qytetarët të cilët mezi po e presin që të anashkalojnë tarifën 15%”, shprehet ekspertja Armelida Shtiza.