Tashmë trëndafilat kanë çelur e gjenden kudo, sidomos në tregjet e fshatarëve e jo vetëm.
Nëse e përdorni trëndafilin për aromën e tij, duhet të dini që kjo lule ka efekt qetësues dhe zbutës për trurin.
Petalet e trëndafilit janë përdorur kryesisht në mjekësinë popullore për të detoksifikuar dhe qetësuar gjithë organizmin.
Shurupi i trëndafilit ofron qetësi shpirtërore dhe mendore duke luftuar stresin.
Më poshtë recetën e përgatitjes së shurupit të trëndafilave në shtëpi.
Përbërësit e shurupit të trëndafilit:
Petalet e 10 trëndafilave
250 gr sheqer
1 l ujë
Lëngu i një gjysme kokrre limoni
Përgatitja
Përzieni në një tenxhere ujin me petalet e trëndafilave dhe lërini me kapak të mbyllur për 24 orë.
Më pas, udhëzojmë të vendosni tenxheren në zjarr, të shtoni aty sheqerin dhe pasi sheqeri të jetë tretur plotësisht shtoni lëngun e limonit.
Lëreni të ziejë edhe për 5 minuta e më pas lëreni të ftohet dhe ruajeni në kavanoza në frigorifer. Kullojeni para se ta konsumoni.
Vlerat dhe përfitimet për shëndetin nga petalet e trëndafilit
Petalet e trëndafilit luftojnë bakteret në mënyrë natyrale duke ndihmuar mirëqenien e lëkurës.
Sipas të dhënave trëndafili përmban sasi të mëdha të vitaminës C që në vetvete është një antioksidant i fuqishëm.
Kjo vitaminë e rëndësishme ju ndihmon të kuroni dëmet e shkaktuara tek qelizat e lëkurës, si për shembull nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell. Merrni dy grushta me petale petale dhe zhytini në 100 ml me ujë.
Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, filtrojeni dhe e keni gati për përdorim.
Disa studime kanë treguar që uji i trëndafilit ndihmon në parandalimin e djegies nga dielli.
Trëndafili është plot vlera për ata që kanë një lëkurë të ndjeshme, sepse sheqernat tek petalet krijojnë një ndjesi të këndshme qetësimi tek lëkura.