Nëse ka një recetë që fiton mbi të gjitha fantazitë e shijes, është ajo e recetës shqiptare të përgatitjes së çomlekut. Mënyra e gatimit të tij dhe shija e mrekullueshme është me të vërtetë speciale dhe të përfshin tërësisht.
Magjepsëse dhe e plotë në aromë, për këtë pjatë nuk mbeten fjalë, mjafton të lëpish gishtat dhe t’i dorëzohesh shijes së saj.
Pavarësisht se përgatitja tipike e çomlekut është ajo me mish lepuri të egër, kjo recetë mund të përgatitet me të gjitha llojet e mishrave, viçi, qengji, pule etj.
Përbërësit për 4-5 persona:
– 800 gr mish lepuri, viçi, qengji, pule(sipas dëshirës)
– 1 kg qepujka
– Kripë, pipër, rigon
– Hudhra (3-4 kokrra vendi)
– 3 domate
– Salcë speci
– Uthull
– Piper i zi
Përgatitja:
Kauardisim mishin me hudhrat dhe qepujkat deri sa të zverdhen. I shtojmë salcën e specit, domatet e grira dhe erëzat (kripë, piper, rigon). Shtojmë ujë deri sa të mbulohet mishi dhe dy lugë gjelle uthull. E lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë deri sa qepa dhe mishi të jenë zier mirë. Kjo gjellë përgatitet në vorbë.
Hi, this is a comment.
To get started with moderating, editing, and deleting comments, please visit the Comments screen in the dashboard.
Commenter avatars come from Gravatar.