Heidi Baci ka rrëfyer më shumë për eksperiencën e saj brenda BBV3 por edhe si po shkon jeta e saj tani jashtë shtëpisë.
“Nuk kam qenë shumë mirë por po ambientohem. Kam qenë pak sëmurë nga ana shëndetësore dhe këto ditë jam më mirë. Kisha një problem me sytë. Jugun ma kishte premtuar Romeo dhe më çoi. Ishte shumë bukur, më pëlqeu shumë, nuk e prisja. Më pëlqeu deti, perëndimi është shumë i bukur. Unë jam pak romantike por ishte vërtet shumë bukur. Në jug nuk ishim vetëm, por shkoi shumë mirë. Unë nuk jam tip që i fsheh emocionet, por ndihem vërtet shumë mirë. Unë jam tip i qetë”, tha Heidi në Wake Up.
E pyetur për marrëdhënien e saj me Bora Zemanin dhe lajmet në rrjet, Heidi tha:
“I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj follow. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkruajti dhe ajo që si ka mundësi. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ok”./Dritare