Davide Beckham është bërë ambasadori i fondacionit të mbretit Charles III. Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-ylli i fushës së blertë përmes një postimi në rrjete sociale, ku është shfaqur duke takuar monarkun në shtëpinë e tij në Highgrove.
Beckham u shpreh se ishte shumë i emocionuar që do të merrte këtë post të rëndësishëm, duke shtuar se: “Unë mezi pres të mbështes veçanërisht programet arsimore të fondacionit dhe përpjekjet e tij për të siguruar që të rinjtë të kenë akses më të madh në natyrë”.