E intervistuar nga Jennifer Hudson, zëri i “Belive”, Cher tashmë 77 vjeçare, përveç etapave të ndryshme të jetës së saj, ka folur edhe për raportin që krijon me burrat më të rinj në moshë.
“Jam e ndrojtur me burrat, përveçse kur punoj, në përgjithësi jam e ndrojtur. Ndërsa arsyeja se pse dal me burra më të rinj është sepse ata të moshës sime kanë vdekur, por edhe më parë, kishin frikë të më afroheshin. Djemtë e rinj e kishin më të lehtë.”
Komentit të Hudson se të rinjtë janë më të guximshëm, Cher i është përgjigjur: PO, sepse janë rritur nga gra si unë!