Një jetë e përbërë nga talenti, përkushtimi, suksesi dhe dashuria, kërcimtarja e muzikës klasike Anbeta Toromani do të flasë për herë të parë për veten e saj në Verissimo, të shtunën 11 maj në orën 16:30 në Canale5.
E lindur në Tiranë në vitin 1979, Anbeta Toromani u apasionuar pas gjimnastikës artistike që në fëmijëri. Megjithatë, që në moshën nëntë vjeçare, ajo iu përkushtua kërcimit klasik duke u bashkuar kështu me Baletin e Teatrit të Operas në Tiranë.
Me largimin në Itali, ajo u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në Amici, fillimisht si studente dhe më pas si balerinë profesioniste. Para disa vitesh ajo la Amici-n për të interpretuar në teatrot më të rëndësishëm të botës.
Sot e famshmja Anbeta është e lidhur me balerinin Alessandro Macario. Macario me origjinë napolitane iu bashkua shkollës së kërcimit të teatrit San Carlo që në moshën 10 vjeçare dhe më pas u diplomua në vitin 1998.
Për të na zbuluar më shumë për jetën e saj private, do të jemi të gjithë sy e veshë për shqiptaren, e cila ka korrur suksese të jashtëzakonshme jashtë kufijve./Living