Festa e Pashkës Ortodokse, e cila përkon me datën 5 maj ka sjellë një ‘boom’ emigrantësh të cilët kanë krijuar radhë të gjata në pikat kufitare me Greqinë. Dogana e Kapshticës është ajo që ka numëruar më shumë hyrje-dalje ditën e sotme.
Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi janë regjistruar një numër i madh në hyrje prej 6258 shtetas dhe një numër më i vogël në dalje prej 2480 shtetas
Bëhet me dije se do të punohet me sportele të alternuara në varësi të fluksit për të shmangur radhët dhe pritjet.