Të gjithë studentët që vazhdojnë studimet në Britaninë e Madhe, do të lejohen të qëndrojnë edhe dy vjet më shumë pasi kanë mbyllur vitet e studimit.
Kjo është një mundësi e dhënë nga qeveria britanike për studentët në mënyrë që të gjejnë një punë ose të kërkojnë për punë pas përfundimitë të studimeve.
Lajmi është dhënë nga kryeministri Rishi Sunak.
Ky propozim i ri erdhi pas uljes së numrit të studentëve të huaj.
Më herët studentët e vendeve të huaja duhet të largoheshin nga Anglia 4 muaj pas diplomimit.
Ky ligj i ri do t’i lejojë “studentët ndërkombëtarë të zhbllokojnë potencialin e tyre dhe të fillojnë karrierën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar./Living