Deklarata e Papa Françeskut ka nënçmuar komunitetin LGBT, gjatë takimit privat me peshkopët. Sipas mediave të huaja, Papa ka përdorur një term nënçmues ndaj këtij komuniteti, duke përsëritur thirrjen se homoseksualët nuk duhet të lejohen të bëhen priftërinj.
Françesku përdori një fjalë shumë fyese ndaj komunitetit LGBT, teksa ripohoi qëndrimin e tij se homoseksualët nuk duhet të jenë priftërinj, citon Sky News. Vatikani nuk ka komentuar mbi raportet. Incidenti thuhet të ketë ndodhur më 20 maj, kur Konferenca e Peshkopëve Italianë mbajti një takim privat me Papën. Në fillim të papatit të tij në 2013, ai tha: “Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Zotin dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë për të gjykuar?!”.
Ndërkohë kujtojmë se një vit më parë, ai lejoi priftërinjtë të bekojnë çiftet e së njëjtës gjini, duke shkaktuar reagime të konsiderueshme konservatore. Në një dokument të vitit 2005, gjatë papatit të Benediktit XVI, Vatikani tha se kisha mund të pranonte në priftëri ata që kishin kapërcyer prirjet homoseksuale për të paktën tre vjet.