Lira Gjika, gruaja e papërtuar për t’i dhënë gjithmonë këshilla prindërve për mirërritjen e fëmijës dhe edukimin e tij, ka reaguar për fundin tragjik të tri fëmijëve dhe nënës në tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër dhe sot ka përfunduar opreacioni i kërkim-shpërtimit, pas gjetjes së katër trupave të pajetë.
“‘Atje ku ka folur vdekja, njeriu nëse nuk mëson dot, më mirë të heshtë!’ shkruan Hideger.
Ngjarja tejet e rëndë ku një nënë bën vetëvrasje, duke marrë me vete edhe tre fëmijët e saj, nuk është një ngjarje që ndodh çdo ditë. Kjo ngjarje tregon se të gjitha hallkat e edukimit duke filluar nga familja, shkolla dhe e gjithë shoqëria lënë për të dëshëruar. Në këtë histori, lulëzon vetëm braktisja. Të gjithë bëjmë mire përpara se ti japim të drejtën vetes të komentojmë, të kontrollojmë fjalorin që përdorim si dhe kuriozitetin dhe imagjinatën. Vdekja nuk është shaka sidomos kur në të janë përfshirë dhe tre tëmijë të vegjël, që iu mohua jeta. Të rritur, kushdo që jeni, kujdes kur flisni, zgjidhini fjalët dhe kontrolloni emocionet. Kjo ngjarje tregon shumë më shumë se sa duket”, shkruan Lira Gjika.