Gazetarja e njohur Iva Tiço i dha fund beqarisë një javë më parë me bashkëshortin e saj me shtetësi gjermane. Dasma e realizuar më 27 prill ishte një ditë e veçantë për Ivën, sepse realizoi ëndrrën që kanë pothuajse të gjitha vajzat, atë të të veshurit të fustanit të bardhë.
Por, ai nuk ishte thjesht një fustan martese, emocionuese për të ishte se pas atij manteli të bardhë qëndronte një histori e bukur e familjes së saj. Iva dëshironte që fustani që do të vishte në ditën më të veçantë të jetës t’i ngjante atij të gjyshes, dhe padiskutim kështu ndodhi.
Ajo teksa përgatitej për ditën magjike, ishte e ftuar në “Jo vetëm modë” me moderatoren Orinda Huta, ku tregoi më shumë detaje.
“Unë që disa vite më parë e dija se çfarë lloji fustani më pëlqente. Nuk isha shumë për fustanet madhështore të princeshave, Princesha Sisi do thoja që janë më të hershme, por tek fustanet pas trupit që në fakt janë fustanet e princeshave më moderne. Ashtu siç e kam zgjedhur edhe unë. Gjithmonë kam dashur të kem një fustan që të ishte si ai i gjyshes time dhe që e kishte për disa kohë dhe e humbi gjatë luftës. Ajo thoshte se ja kanë marrë gjermanët edhe pse unë po martohem me një gjerman tani”, u shpreh Iva.
“Ndonjëherë më duket sikur nuk jam unë ajo në atë fustan, kisha shumë emocione, mungesë durimi prandaj thonë që nuses 40 ditë para mos i fol. Zgjodhëm datën 27 sepse ne donim të ishte në prill. Unë po mendoja datën 20 prill, sepse ishte 20/ 04/ 2024 dhe i fejuari im e rrëzoi këtë datë, sepse ka ditëlindjen ai. Kështuqë e spostuam një javë më pas. Nuk kam qenë nga ato vajzat e fiksuara për të bërë dasmë, por e shijova shumë kohën e përgatitjes së dasmës në Kishë”, vijoi gazetarja./Living