Blerësit e platformës eBay po bëhen viktima të një mashtrimi të çuditshëm. Ata janë fuke blerë disa lule joekzistente të krijuara nga AI që ngjajnë me macet.
Edhe pse nuk ekziston asnjë bimë e tillë, farat thuhet se janë “të rralla”, “organike” dhe “jo OMGJ” dhe vijnë me një çmim të lartë prej më shumë se 35 £ për çdo produkt.
Një përdorues i internetit kontaktoi faqen për t’i njoftuar për lulet që po qarkullonin dhe konfirmoi se lulet ishin “të rreme” dhe tha se nuk ekziston një bimë e tillë.
Ai skanoi imazhet me mjete të zbulimit të AI në aiornot.com dhe isitai.com për të zbuluar se ato ishin krijuar nga AI, ndërsa Adobe Photoshop mund të jetë përdorur gjithashtu për të rregulluar fotografite.
Sipas Snopes, fotot janë postuar nga një përdorues i Facebook në një grup të quajtur National Geographic Wild Planet. Grupi ka më shumë se 1.4 milionë anëtarë, por pavarësisht nga emri i tij, ai nuk është i lidhur me National Geographic, kanalin e natyrës amerikane. /BNA