Hervin Çuli dhe Adelina Muça kanë qenë dikur një çift i bukur teatral të dashuruar dhe të martuar, fryt i të cilës është Noha vajza e tyre e vogël.
Sot të ndarë, ata nuk e kanë problem të dalin bashkë publikisht, për të dhënë mesazhin se dy njerëz të ndarë nuk duhet domosdoshmërisht të urrehen e të mos respektohen, por pse jo të punojnë bashkë edhe për një vepër teatrale.
“Eshtë një gjë që vjen në mënyrë organike dhe njerëzit duhet të kuptojnë që është shumë e rëndësishme që të jetojnë mirë ato vite që kanë ngelur, të jetojë fëmija mirë dhe nuk shtyhet gjithmonë me dhunë me konflikt. Dëshira për t’i bërë keq tjetrit” tha Çuli.
Ndërsa Adelina u shpreh se “nuk është e thënë që nëse ti ndahesh duhet patjetër ta luftosh atë tjetrin. Po ta vëmë veten gjithmonë në pozitën e atij që e ndërmerr ndarjen, do kuptojmë që nuk ia vlen, të jesh i palumtur, të jetosh në një atmosferë e cila nuk është e shëndetshme për ty”.