Besimi është një nga dhuratat më të mëdha që një prind mund t’i japë fëmijës. Procesi i vetvlerësimit dhe dashurisë për veten kultivohet që në vitet e para të jetës e prindi është aktori kryesor i këtij procesi karakterformues që zgjat për shumë vite.
Carl Pickhardt, një psikolog dhe autor i 15 librave prindërorë, thotë se një fëmijë të cilit i mungon besimi nuk do të provojë kurrë gjëra të reja dhe do të jetë më tepër i frikësuar nga dështimi dhe zhgënjimi se i entuziasmuar nga fitorja.
“Armiqtë e besimit janë dekurajimi dhe frika”, thotë ai. Pra, si prind, është puna juaj për të inkurajuar dhe mbështetur fëmijën tuaj.
Këtu janë 17 këshilla si të rrisni një fëmijë të sigurtë në vete.
1. Vlerëso përpjekjet e tyre pa marrë parasysh nëse ata fitojë apo humbasin
2. Lërini të përballen vetë me problemet e tyre dhe mos u jepni zgjidhjen gati.
3. Një fëmijë duhet të veprojë dhe të sillet sipas moshës ! Mos u përpiqni t’i rrisni para kohe duke vendosur standard jorealiste.
4.Mos i ndrydhni kureshtjen. Shmangni urdhërat, mos e prek , mos shko atje, mos e provo ! Deri në momentin kur diçka nuk rrezikon jetën e vogëlushit tuaj, nuk duhet të jetë molla e ndaluar për ta.
5. Jepuni sfida të reja, bëjeni të besojë se ai mundet të bëjë gjithçka. Mësimi i biçikletës me dy rrota është një shembull shumë i mirë ilustrues.
6. Asnjëherë mos kritikoni përfundimin, por inkurajojini për iniciativën e marrë.
7. Gabimet duhen parë dhe trajtuar si mësime, për mos t’u përsëritur në të ardhmen. Mos pretendoni që fëmija juaj nuk duhet të gabojë asnjëherë, vetëm se ju ka pranë juve që i thoni se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. NJë fëmijë duhet të mësojë ta bëjë vetë dallimin.
8. Hapini derën për përvoja të reja
Pickhardt ju thotë se si prind, ju keni përgjegjësinë për të “rritur” ekspozimin e fëmijëve me botën e jashtme, pasi ai duhet të zhvillojë sjelljet dhe besimin se mund të përballet dhe me gjëra të mëdha.
9. Mos u thoni se jeni të shqetësuar në lidhje me ta
Shqetësimi prindëror shpesh mund të interpretohet nga fëmija si një votë mosbesimi.
10. E fundit por jo më pak e rëndësishme festoni kënaqësinë e të mësuarit dhe arritjet efëmijëve./Living