Nuk është gjë e re; mamaja është gjithmonë mamaja! Çdo sakrificë e vetëmohim merret si i mirëqenë. Thuajse askush nuk ulet të mendojë nëse na ka treguar ndonjëherë (ndoshta kur jeni bërë nëna edhe vetë) të gjithë të vërtetën e rritjes, mundimin a gjithë ç’ka kaluar që rritja e fëmijës të jetë e mirë! Edhe nëse ju ka thënë diçka, me siguri nuk ju ka folur për 10 gjërat që po ju tregojmë:
1. Më ke bërë për të qarë
…sepse edhe mamatë qajnë, madje më shpesh nga ç’mendojmë ne! Lufta për të qenë gjithnjë një super grua, nuk është e lehtë për ta jetuar përditë, sidomos kur përgjigjet që merr nuk janë të mira.
2. Dhimbjen më të madhe të jetës e ka kam kaluar ditën që linde ti
…sigurisht që ka qenë edhe më e bukura, kjo nuk diskutohet por procesi i lindjes nuk është fare i thjeshtë!
3. Të kam mbajtur shumë më gjatë se sa 9 muaj
…sepse, sigruisht, nuk se jeni bërë aq sa jeni pa ndihmën e askujt.
4. Edhe mua do më pëlqente copa e fundit e tortës!
…E keni pyetur ndonjëehrë veten se sa herë I ka frenuar dëshirat vetëm që të kënaqeni ju?! Sa herë ka dashur të hajë një copë tortë a byrek më shumë por nuk e ka bërë sepse tekat e tua donin që ta hanin të gjithin?!
5. Nuk jam ndjerë kurrë perfekte!
…E megjithatë më është dashur të jem gjithnjë e qendrueshme! Ata që nuk janë gjendur ndonjëherë në vështirësinë për të pasur gjithnjë një përgjigje, ndaj çdo dyshimi e pyetjeje, nuk do t’i kuptonin.
6. Më është thyer zemra sa herë që ke qarë
…edhe kur ta ngrija zërin vetë e lotët e tu ishiin shkaktuar prej meje, mua më shembej bota.
7. Nuk kam bërë dashuri për shumë kohë sepse kishe ardhur ti!
…I ke dëshuar ndonjëherë prindërit e tu duke bërë dashuri? Mund të të ketë ndodhur kur je rritur pak sepse, kur sapo ke ardhur në jetë, seksi ka kaluar në plan të dytë.
8. Jam dashuruar me dikë tjetër që nuk është babai yt!
Disa gra janë divorcuar, të tjera jo! Janë të shumta gratë që kanë rezistuar vetëm për shkak të fëmijëve.
9. Kam dobësi për vëllain tënd pavarësisht se ti ngelesh princesha ime!
10. Bravo që ke marrë 6!
…mamaja gjithnjë ka menduar se ti je e zonja për më tepër! Më vonë, edhe ti ke menduar njësoj!